Remzi Azemi nga Kosova është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut të mërkurën, pasi ishte shpallur në kërkim në Ekuador për vrasje.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, transmeton Euronews, Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.
Po ashtu bëhet me dije se gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje. Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar urdhër arresti për të në vitin 2021.
“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, ka thënë policia maqedonase.
40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës. Madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.
-
Një shqiptar vritet në Ekuador
-
Arrestohen 11 persona nën dyshimin për vrasjen e portugezit 20-vjeçar në Ksamil, dy të tjerë në kërkim
-
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Kolumbia arreston Arian Llukën, të kërkuarin për vrasje në Kosovë
-
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje