Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tirana i shpall “Qytetar Nderi” katër ish-krerët e UÇK-së

thaci - veseli - selimi - krasniqi haga specialja

Është miratuar unanimisht propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës, katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.

Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.

Vendimi nderon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës.

Hashim Thaçi

Edhe Studentët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së Arbëri Studentët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kadri Veseli

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Rexhep Selimi

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Edhe 81 vjet burgim për katër ish-drejtuesit e UÇK-së Arbëri 81 vjet burgim për katër ish-drejtuesit e UÇK-së

Në shkallën e parë të Speciales, të katër udhëheqësit e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet burgim e Selimi me 13 vjet burgim. Sipas gjykatës, ata kanë vepruar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Mbrojtja e të katërve ka paralajmëruar se do të ankohet në apel dhe e ka kundërshtuar në tërësi aktgjykimin. /TCH