Është miratuar unanimisht propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës, katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.
Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.
Vendimi nderon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës.
Хашим Тачи
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Кадри Весели
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Јакуп Красниќи
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.
Реџеп Селими
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj. /TCH