Futbollisti shqiptar Labinot Bajrami e shënoi golin e nderit për Zvicrën U21 që humbi thellë 5:1 nga Islanda U21 të martën.
Bajrami e realizoi golin 40 sekonda pasi nisi pjesa e dytë e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi.
Bajrami në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë.
Ishte ndeshja e parafundit për Zvicrën në kuadër të Grupit C.
Me disfatën e pësuar, rrezikon vendin e dytë dhe kualifikimin në Evropian.
Ndeshjen e fundit e luan ndaj Francës.
Zvicra është e dyta me 17 pikë, kurse Islanda një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.
Te Shpresat e Zvicrës ndeshjen e kompletoi Lutfi Dalipi, kurse në stol mbetën Dorian Debraci dhe Samuel Krasniqi.