Kronikë

Klienti paguan me 2-euroshe false në KEDS, konfiskohen gjithsej 500 monedha të tilla

Monedhat false prej 2 eurosh janë bërë shkak edhe një herë për hetim nga Policia.

Këtë herë, në Shtëprcë një zyrtare e KEDS-it ka raportuar se një klient ka paguar me para false.

"Me datën 30.11.2023 rreth orës 13:50 policia në Shtërpcë ka pranuar një informacion nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), dega në Shtërpcë, se një person ka sjellë monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, 500 monedha nga 2 euro ( njëmijë euro) për të paguar faturën e energjisë elektrike", njoftoi Policia.

Policët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I.  i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdesatar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar.


LEXO EDHE: