Dy raste të falsifikimit të parasë janë regjistruar të dielën në Kosovë, ka njoftuar të hënën Policia.
Një grua ka raportuar në Gjakovë se një person ka bërë pagesë me një monedhë në vlerë prej 100 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Monedha është konfiskuar si provë materiale, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti tjetër është regjistruar në Mitrovicë, ku një grua ka raportuar se një person i panjohur ka bërë një pagesë me një monedhë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Monedha është konfiskuar si provë materiale dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.
-
Raportohen dy raste të falsifikimit të parave, u deponuan 500-she, 2-she e 1-she false
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
-
Policia konfiskon 105 mijë euro në rajonin e Gjilanit, dyshohen si të falsifikuara