Policia e Kosovë ka raportuar për dy raste të falsifikimit të parave në Gjakovë dhe Fushë-Kosovë.
Në Gjakovë një person ka raportuar në Polici se një burrë të mërkurën ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 eurosh e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Kartëmonedha është konfiskuar nga forenzika teksa sipas raportit policor hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Ndërkohë në Fushë-Kosovë raportohet se nga 26 dhjetori i vitit të kaluar e deri më 17 janar nga disa persona janë deponuar qindra euro monedha metalike të falsifikuara.
Raportohet se 2 mijë e 619 euro në monedha prej 1 dhe 2 euroshe janë deponuar dhe të njëjtat janë konfiskuar për të vazhduar procedurat hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Dy raste të falsifikimit të parasë u raportuan të dielën në Kosovë
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash në Graçanicë e Lipjan, mbi 1,200 euro të dyshuara