Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtari i një banke në Gjakovë ka raportuar në Polici së për një periudhë dymujore janë deponuar 2917 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë, ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara, një mijë e katërqind e njëzet e një (1421) monedha metalike në vlerë prej dy (2) euro (1421 x2=2842 euro), një kartëmonedhë në vlere prej pesëdhjetë (50) euro, një kartëmonedhë në vlerë prej njëzet (20) euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë prej pesë (5) euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro”, thuhet në raportin e Policisë.
Monedhat thuhet se janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara
-
Raportohen dy raste të falsifikimit të parave, u deponuan 500-she, 2-she e 1-she false
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false