Po vazhdojnë të qarkullojnë para të falsifikuara në vend.
Në raportin 24-orësh të Policisë, janë raportuar tri raste nga banka të ndryshme.
Menaxherja e një banke në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet ka raportuar për deponimin e 870 eurove që dyshohen si të falsifikuara.
“Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar .Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Në Fushë-Kosovë një punëtore ka dyshuar se janë deponuar monedha metalike false dhe para të letrës.
“Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar”.
Edhe
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
E, në Gjilan, u raportua për katër 100-she.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.