Policia e Kosovës ka zhvilluar hetime për disa muaj ndaj disa personave me dyshimin se janë përfshirë në falsifikim të parasë.
Të mërkurën Policia ka realizuar operacion policor përmes të cilit ka zënë në flagrancë dhe i ka arrestuar tre të dyshuar, E.H., (2003), E.H., (2000) dhe L.U., (2003), ka njoftuar PK-ja.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale ka konfiskuar, 4296 copë monedha metalike nga 2 euro, në total 8592 euro, një automjet dhe katër telefona.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
{gallery}
-
Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe, arrestohen gjashtë persona
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara