Kronikë e zezë

Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe, arrestohen gjashtë persona

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen për falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara, të cilat dyshohen se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën.