Kronikë

Pesë hajna në paraburgim, grabitën një market në Viti dy herë

Paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar masë paraburgimi pesë personave për vjedhjen në një market në Viti.

Më 1 qershor në Viti, në një market ata kishin kryer vjedhje të rëndë në dëm të të dëmtuarit A. H. Me plan, të pandehurit M. B. dhe G. S. kishin hapur me forcë dyert e marketit, depërtuan në brendi dhe në zyre të marketit morrën shumë prej 28.000€, e më pas u larguan në drejtim të parkingut ku ishin duke i pritur të pandehurit M.M., A.M. dhe Z.M., të cilët ishin duke e siguruar terrenin, ka sqaruar Gjykata në komunikatë.

Po ashtu, më 5 tetor, në marketin e njëjtë të pandehurit M. B. dhe G. S., të maskuar e përdorin forcë apo kanosje serioze duke mbajtur armë në dorë ndaj të dëmtuarit H. H., “ashtu që derisa i dëmtuari i kishte mbyllur dyert kryesore të marketit, të pandehuri i dalin para, në afërsi të marketit, në errësirë me ngjitës ia mbyllin gojën të njëjtit... e më pas me forcë hapin dyert e marketit, depërtojnë në brendësi dhe aty marrin shumën prej 2500 €, e më pas dalin nga marketi dhe bëhen bashkë me të pandehurit M.M, A.M. dhe Z.M. të cilit ishin duke i pritur me veturë”, thuhet tutje në komunikatë.