Kronikë

Pesë të dyshuar arrestohen për grabitje dhe vjedhje të rëndë në Viti

Arrestim

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar të hënën në Viti, nën dyshimin për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

Policia ka njoftuar se pas një hetimi disamujor është arritur që të hënën të lokalizohen pesë të dyshuarit: 19 vjeçari G.S., 23-vjeçari M.M., 22-vjeçari Z.M.,, 21-vjeçari A.M., dhe 22-vjeçari M.B.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ i ndodhur me datën 01.06.2023 dhe në një rast ‘Grabitje’ i ndodhur me datën 05.10.2023 në një qendër tregtare në qytetin e Vitisë. Të dyshuarit në këto raste kishin arritur që të vidhnin dhe grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokurori i shtetit ka lëshuar masë të ndalimit për 48 orë ndaj tyre.