Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtiu me armë në qenin e një gruaje, arrestohet për armëmbajtje pa leje

gjueti

Foto: Ilustrim

Një person në fshatin Leskoc të Klinës është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai paraprakisht e kishte qëlluar qenin një gruaje, nga ku kishte ngordhur, e më pas Policia ia ka konfiskua dy armë gjahu dhe e ka arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin ankueses femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.