Departamenti i Thesarit i SHBA-së lëshoi të premten sanksione të reja për tri subjekte me seli në Turqi të lidhura me Iranin.
Departamenti i Thesarit lëshoi gjithashtu ndalesë për ndërprerjen e transaksioneve me subjektet e sanksionuara.
Ky veprim është i fundit në fushatën e administratës Trump për të ushtruar presion ekonomik mbi Teheranin gjashtë muaj pas fillimit të luftës me Iranin.
Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, i cili muajin e kaluar njoftoi një “sulm ekonomik” kundër lidhjeve financiare të Iranit në të gjithë botën, tha se Washingtoni po kërkon ta detyrojë Teheranin të kthehet në tryezën e negociatave.
Javën e kaluar, Washingtoni ndërmori veprime për të përjashtuar degët e huadhënësit egjiptian Banque Misr në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të marrëdhënieve të tyre me Iranin.
Bessent kishte paralajmëruar këtë javë se Departamenti i Thesarit ka të ngjarë të nxjerrë sanksione të reja dytësore çdo javë, duke u përqendruar fillimisht te bankat, si pjesë e një fushate më të gjerë për të intensifikuar presionin ekonomik mbi Iranin.
-
SHBA-ja sanksionon subjektet financuese të ushtrisë së Iranit
-
Irani sfidon SHBA-në: Jemi plotësisht të përgatitur për sanksionet
-
Monedha iraniane bie në nivelin më të ulët, SHBA-ja paralajmëron sanksione të reja
-
Trumpi kërcënon partnerët tregtarë të Iranit
-
SHBA-ja dhe Irani pezullojnë sulmet, i hapet rrugë zhvillimit të bisedimeve