Pas dy barazimeve radhazi, Paris Saint-Germaini të premten e pësoi disfatën e parë në edicionin 2026/27.
Parisi u mposht në shtëpi nga Monaco me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së tretë të Ligue 1 të Francës.
Parisi e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi mbrojtësi Marquinhos në minutën e 31-të.
Monaco shënoi dy gola në pjesën e dytë për përmbysjen e madhe të rezultatit.
Nazinho i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 58-të.
Ndërsa golin e fitores 2:1 për Monacon e realizoi Stanis Idumbo në minutën e 72-të.
Për Monacon ishte fitorja e tretë radhazi.
Monaco ka nëntë pikë, kurse PSG-ja ka dy.