Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja nuk befasohet, avancon në një të tetën e finales

Khvicha Kvaratskhelia

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0, Paris Saint-Germaini ka barazuar në fund me Monacon dhe është kualifikuar në një të tetën e finales së Championsit.

Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve luajti 2:2 me skuadrën tjetër franceze. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por avancon falë fitores 3:2 në ndeshjen e parë në Monaco.

Maghnes Akliouche kaloi në epërsi 1:0 Monacon në minutën e 45-të. Kjo skuadër mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 58-të, kur u përjashtua Mamadou Coulibaly.
Kjo hapi rrugën për parisienë.

Marquinhos shënoi për 1:1 menjëherë në minutën e 60-të, kurse Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin për 2:1 në minutën e 66-të.

Fare në fund, në minutën e 91-të për 2:2 shënoi Jordan Teze.


Parisi në epërsi ndaj Monacos

PSG-ja ka kaluar në epërsi 2:1 në ndeshjen ndaj Monacos.

Khvicha Kvaratskhelia realizoi për 2:1 në minutën e 66-të.

Monaco prej minutës së 59-të është duke luajtur me një lojtar më pak në fushë.

 

Goli:


Barazon Parisi

Paris Saint-Germaini ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Monacos.

Realizator ishte Marquinhos në minutën e 60-të. Ky rezultat e dërgon fituesin në fuqi në një të tetën e finales në Champions.


Monaco e befason PSG-në në fund të pjesës së parë

Monaco e ka befasuar kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainin, në fundin e pjesës së parë. 

Maghnes Akliouche e shënoi golin për 1:0 në të mirë të Monacos, që po fiton me këtë rezultat pas pjesës së parë në “Parkun e Prinacve”.

Ai shënoi në minutën e 45-të.  PSG-ja e fitoi ndeshjen e parë 3:2.

 

 

Goli