Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin e dy klubeve franceze në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Championsit, Parisi e fitoi 3:2 ndeshjen ndaj Monacos të martën mbrëma. Shkëlqeu Desire Doue. Ai realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Parisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMonaco krijoi epërsi 2:0 shumë herët. Të dy golat për vendësit iu shënoi Florian Balogun. Të parin në minutën e parë, kurse të dytin në minutën e 18-të.
Por Parisi u kthye dhe barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Fillimisht për 2:1 shënoi Desire Doue në minutën e 29-të, kurse asistoi për Achraf Hakimin që shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 41-të.
Doue shënoi edhe golin që ia siguroi fitoren Parisit në minutëne 67-të.
Ishte ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit luhet në Paris më 25 shkurt.