Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi për fyerje raciste?
Gjyqtari i ndeshjes Benfica – Real Madrid, François Letexier, kryqëzoi krahët menjëherë pasi Vinicius Jr e alarmoi për fyerje raciste.
Por pse u bë kjo? Kryqëzimi i krahëve në formë të “X” aktivizon protokollin anti-racizëm, procedurë standarde që e ndjekin gjyqtarët në rast se dikush në fushë ankohet për fyerje raciste.
Vinicius menjëherë sapo shënoi golin, bëri festimin karakteristik duke kërcyer te flamuri i kornerit, çka nxiti reagimin e lojtarëve vendas. Më pas, braziliani alarmoi gjyqtarin Letexier se lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, e ofendoi në baza racore.
Loja u ndërpre për 10 minuta.
Vazhdon ndeshja në Lisbonë
Pas një ndërprerje prej rreth 10 minutash, pas sinjalizimit të Vinit se është fyer në baza racore nga lojtarët e Benficas dhe tollovisë së krijuar, ndeshja ka vazhduar.
Fyerje në baza racore ndaj Viniciusit në Lisbonë
Vazhdon drama në ndeshjen Benfica – Real Madrid.
Pas golit të shënuar nga Vinicius Jr, braziliani ka bërë një festë, që sipas vendasve ishte e tepruar.
Ka pasur përplasje me lojtarët e Benficas e më pas duket që ka pasur edhe fyerje në baza racore ndaj Vinit.
Ndeshja momentalisht është e ndërprerë.
VIDEO:
El NEGRO Vinicius Jr. provocando a la grada, despues sale a llorar por racismo.
🇵🇹 Benfica 0-1 Real Madrid 🇪🇸#UCL #SLBRMA pic.twitter.com/WlPi91mjm6
Supergol nga Vinicius Jr
Real Madridi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Benficas.
Vinicius Jr shënoi supergol në minutën e 49-të.
VIDEO:
GOLAZO DE VINICIUS JR!!!! ES DIOOSSSSSS
BENFICA 0-1 REAL MADRID
pic.twitter.com/IucJGTzC49
Dortmudi bindës në pjesën e parë ndaj Atalantas
Borussia Dortmundi ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon plejofit të fazës nokaut në Champions.
Është ndeshja e parë, ndërsa nisi me vonesë prej 15 minutave. Dortmundi u vonua gjatë udhëtimit për në stadium. Por jo edhe për realizimin e golit të parë.
Golin e epërsisë 1:0 ndaj Atalantas e shënoi në minutën e tretë nëpërmjet Serhou Guirassyt, kurse për 2:0 gol realizoi Maximilian Beier në minutën e 42-të.
Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të.
Katër gola në pjesën e parë të derbit francez
Pjesa e parë e ndeshjes derbi të dy klubeve franceze në Ligën e Kampionëve ndërmjet Monacos dhe Paris Saint-Germainit, ka përfunduar baras, 2:2. Kjo ndeshje po luhet në Monaco.
Është ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Monaco krijoi epërsi 2:0 shumë herët. Të dy golat për vendësit iu shënoi Florian Balogun. Të parin në minutën e parë, kurse të dytin në minutën e 18-të.
Por Parisi u kthye dhe barazoi rezultatin.
Fillimisht për 2:1 shënoi Desire Doue në minutën e 29-të, kurse shifrat në 2:2 i barazoi Achraf Hakimi në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë pritet po ashtu të jetë e zjarrtë.
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Benfica – Real Madrid
Benfica e Real Madridi po luajnë ndeshje të fortë në Lisbonë. Por në pjesën e parë të ndeshjes së plejofit të Championsit nuk janë shënuar gola.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre.
Në minutat e fundit, portieri i Benficas, Anatoliy Trubin bëri disa pritje vendimtare. Edhe Thibaut Courtois e kishte një pritje vendimtare.
Ndeshja Dortmund – Atalanta nis me vonesë
Ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Atalantas nis me vonesë. Ekipi gjerman ka mbërritur me vonesë në stadiumin e Dortmundit.
Një zëdhënës i Dormtundit konfirmoi se vonesa ishte për shkak të problemeve me trafikun.
Ndeshja nis në ora 21:15. Është ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.