Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
I dyshuari, sipas Policisë, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.