Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
I dyshuari, sipas Policisë, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një person për keqpërdorim detyre e përvetësim
-
Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së
-
Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara
-
Dyshohet se gënjeu për ryshfet, arrestohet për deklarim të rremë