Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 5-8 gradë celsius, e maksimalet mes 20-23 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
