Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona në Prishtinë, me dyshimin se janë të përfshirë në disa vepra penale në mënyrë të organizuar.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit me inicialet D.S., XH.M., H.H. dhe T.SH, dyshohen se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe armëmbajtje pa leje.
Në njoftim u tha se të dyshuarit edhe kanë frikësuar viktima, që janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal.
“Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore”.
Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera janë sekuestruar dy të armë të gjata, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, 5 mijë euro, 2 automjete, 4 telefona dhe mjete të forta.
“Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e R. Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të bëra publike”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen 3 të dyshuar në Prishtinë për armëmbajtje dhe shitblerje të substanca narkotike
-
Arrestohen katër të dyshuar që po përgatisnin një vrasje
-
Policia arreston disa persona në një operacion në Prishtinë
-
Katër persona ndalohen në Prishtinë pas një konflikti familjar
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë