Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident në fshatin Lubovec të Skenderajt të mërkurën. Një fëmijë dyshohet se ka drejtuar veturën me targa të huaja dhe ka goditur një 4-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Sipas njoftimit të Policisë, katërvjeçares fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës e më pas është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25 - Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar e ka goditur një fëmijë 4-vjeç me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.