Një katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj, pasi një familjar e ka goditur me veturë në oborrin e shtëpisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka theksuar ai.
I dyshuari sipas Veselit është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Veseli.
-
Vdiq një grua pasi u godit nga vetura në Ferizaj
-
Një person humb jetën në aksidentin në Muhovc të Ferizajt
-
Një i vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt
-
Një fëmijë vdiq në sallën e edukatës fizike të një shkolle në Ferizaj, Policia nis hetimet
-
Vdiq një fëmijë në Vushtrri, babai e goditi me automjet nga pakujdesia