Kronikë

Një fëmijë në Skenderaj godet me veturë 4-vjeçaren, i shkakton lëndime të rënda

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident në fshatin Lubovec të Skenderajt të mërkurën. Një fëmijë dyshohet se ka drejtuar veturën me targa të huaja dhe ka goditur një 4-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit të Policisë, katërvjeçares fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës e më pas është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

“Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25 - Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar e ka goditur një fëmijë 4-vjeç me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.