Një operacion ndaj disa zyrtarëve policorë që dyshohen për veprat penale "marrje e ryshfetit" dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar” ka nisur të hënën.
Policia e Kosovës nuk njoftoi se në cilën komunë po kryhet operacioni, derisa theksoi nëpërmjet një komunikate se hetimi, i nisur tash e një vjet, po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Speciale.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet tutje në komunikatë.
-
Inspektorati me aksion për policët e dyshuar për ryshfet e keqpërdorim të pozitës
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
6 të arrestuar nga aksioni për keqpërdorim detyre e ryshfet, sekuestrohen vetura, ora e telefona
-
Arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Arrestohet polici që u kap në flagrancë duke marrë ryshfet