Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë filluar në orët e hershme të së premtes një operacion hetimi rreth dyshimit për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme, të një numri të zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit, operacioni i koduar me emrin “Pika 2”, është bërë pas dyshimeve për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në njoftim.
Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë (SPAK) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore që është agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.
-
Operacion ndaj disa policëve për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës
-
Suspendohen dy policë kufitarë për keqpërdorim të pozitës dhe për ryshfet
-
Mbërrijnë në gjykatë një pjesë e policëve të arrestuar në Vërmicë
-
Gati 60 policë të arrestuar në aksionin e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Nga një muaj paraburgim për 15 policë të tjerë të arrestuar për ryshfet