Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 21-vjeçareje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, me inicialet M.K.
Sipas njoftimit, reagimi i stafit korrektues ka qenë i menjëhershëm, por nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë viktimën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar me datën 27.04.2021, dhe deri më 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar”, thuhet në njoftim.
Autopsia pritet ta verifikojë shkakun e vdekjes.