Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i burgosur 31-vjeçar vdiq në Spitalin e Pejës

paraburgim

Foto: Ilustrim

Një 31-vjeçar, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ka vdekur të shtunën në Spitalin Rajonal të Pejës, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të burgosurin M.K., të lindur më 1992. Në njoftim bëhet e ditur se ai ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë më 14 prill.

SHKK-ja ka thënë se ai nuk ka qenë i sëmurë më parë.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja ka thënë se organet po zhvillojnë procedurat ligjore, “ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”.