Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një i burgosur, po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të martën ka vdekur një i burgosur R.M. (1958) në Spitalin Rajonal të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, SHKK-ja ka njoftuar se R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore.

“Për shkaqe shëndetësore gjatë tërë kohës është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës. Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja ka njoftuar se përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti t’i mbijetojë sulmit.