Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejes

Spitali i Pejës - Foto: Arkiv

Një i burgosur ka vdekur pasditen e së shtunës në Spitalin e Pejës, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

I burgosuri A.J., 50 vjeç, sipas njoftimit, që kur u dënua ka pasur probleme shëndetësore.

“I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së. Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali”, thuhet në njoftim.