Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 21-vjeçareje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, me inicialet M.K.
Sipas njoftimit, reagimi i stafit korrektues ka qenë i menjëhershëm, por nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë viktimën.
“E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar me datën 27.04.2021, dhe deri më 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar”, thuhet në njoftim.
Autopsia pritet ta verifikojë shkakun e vdekjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
-
Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan
-
Një i burgosur 31-vjeçar vdiq në Spitalin e Pejës
-
21-vjeçarja që vdiq të hënën, ishte njëra nga 10 banorët e rritur në qendrën për fëmijë