Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sonte në Gllamnik të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.