Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sonte në Gllamnik të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Dy të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Podujevë
-
Gjashtë të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik
-
Tre persona të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë