Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të martën në ora 11:00, ku janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.