Një aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pudujevë ka lënë tre persona të lënduar.
Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm