Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Gllamnilk, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.