Kronikë

Dy të lënduar nga të shtënat me armë në Podujevë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas disa të shtënave në Podujevë. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.

Ndërkohë që nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar, ajo ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna arme, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat lanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për trajtimin e mëtejmë të rastit”, ka thënë ajo.