Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqen Muriqi, gol e asistim në fitoren e Fenerbahçes

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shkëlqyer të shtunën mbrëma për Fenerbahçen në përballjen ndaj Konyasporit. 


Muriqi realizoi gol dhe bëri një asistim në fitoren 4:2 të Fenerit ndaj Konyasporit. 
Ishte ndeshja e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë. 


Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e shtatë. Ai realizoi nga afërsia. 


32-vjeçari Muriqi asistimin e bëri te goli i katërt të cilin e realizoi Mason Greenwood në minutën e 49-të. 


Greenwood e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 20-të. 

Edhe Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin te Fenerbahçe Futboll Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin te Fenerbahçe


Ndërsa në minutën e 33-të, Marco Asensio, e shënoi golin e tretë. 


Ndërkohë golin e parë për Konyasporin e realizoi Ebrima Colley. Deniz Turuc e shënoi të dytin në fund të takimit


Qendërsulmuesi Muriqi u paraqit deri në minutën e 69-të dhe u zëvendësua me Romelu Lukakun.


Te Konyaspori nga minuta e 60-të u paraqit Enis Bardhi. 


Ishte goli i parë i Muriqit pas kthimit te Feneri. 

Edhe A do të jetë gati Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Rizesporit? Futboll A do të jetë gati Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Rizesporit?


Muriqi u transferua muajin e kaluar te gjiganti turk nga Mallorca për 15.5 milionë euro. 


Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur edhe më herët te Feneri përgjatë edicionit 2019/20.