Vedat Muriqi e ka shënuar golin e tretë rresht për Fenerbahçen dhe e ka vazhduar shkëlqimin te skuadra e madhe turke nga Stambolli.
Sulmuesi i Kosovës shënoi edhe të dielën në fitoren 2:0 të Fenerbahçes në udhëtim te Samsunspori, në xhiron e tretë të Superligës turke.
Muriqi shënoi që në minutën e tretë për 1:0. Ai realizoi me gjuajtje të saktë nga zona. Muriqi, i cili luajti deri në minutën e 64-t, gola shënoi edhe ndaj Konyasporit në Superligën e Turqisë dhe ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese të plejofit për në Ligën e Kampionëve. Ndaj Konyasporit e regjistroi edhe një asistim.
Pra i ka tri gola e një asistim në tri ndeshjet e fundit.
Sulmuesi Oguz Aydin, i cili asistoi në golin e Muriqit, shënoi për 2:0 në minutën e 50-të.
Fenerbahçe në tri ndeshje i ka gjashtë pikë.
Tjetër gol nga Muriqi
Muriqi shënon tjetër gol në Turqi
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në kampionatin elitar të Turqisë.
Me të nisur ndeshja, sulmuesi i Kosovës e kaloi në epërsi Fenerbahçen në ndeshjen në udhëtim ndaj Samsunsporit.
Shtatlarti i Kosovës realizoi në minutën e tretë për 1:0.
Ishte goli i dytë në tri ndeshje për Muriqin në elitën turke. Ai e ka edhe një asistim.
Edhe
Shkëlqen Muriqi, gol e asistim në fitoren e Fenerbahçes
— ✦ @TalkFootX ✦ -Follow (@GARLAND1254272) August 30, 2026