Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me armë në Podujevë, dy të plagosur

Plagosje

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë pasditen e së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Gjuajtja me armë ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” rreth orës 16:00.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë, Policia po vazhdon të marrë veprime të tjera operativo-hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve që janë implikuar në këtë rast.