Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pejë, fabrika e ujit kapet duke keqpërdorur ujin

Kompania rajonale e ujësjellësit, “Hidrodrini”, ka njoftuar se pas një aksioni të zhvilluar në një fabrikë për prodhimin e ujit në Pejë ka hasur në keqpërdorim të ujit.

“Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar, sipas “Hidrodrinit”, të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

“Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në Prokurori”, vijon njoftimi.