Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar se është kthyer furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugëve “Azem Bejta”, “Mbreti Bardhyl” dhe “Tahir Coli”.
Në njoftimin e publikuar në Facebook të dielën, kompania njoftoi se vërshimet që ndodhën mbrëmjen e së shtunës shkaktuan defekte të mëdha në sistemin e ujësjellësit, ndërsa tashmë janë kryer sanimet e duhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas intervenimeve të menjëhershme dhe pas rreth 16 orë punë intensive të specialistëve të terrenit, tashmë furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer edhe për konsumatorët e 'Asllan çeshme'-së. Dëmtime të evidentuara dhe sanuara me intervenim në sistem furnizues brena kësaj bashkësie, janë regjistruar në rrugët ‘Azem Bejta’, ‘Mbreti Bardhyl’ dhe ‘Tahir Coli’. Respekt për ekipet e punonjësve të KRU 'Hidrodrini'. Të njëjtit, gjatë punës, janë vizituar për t’u mbështetur për angazhimin vetëmohues edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena”, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”.