Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri rrugë në Vushtrri mbesin pa ujë të pijshëm

Foto ilustrim

Tri rrugë në Vushtrri kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, njoftoi të enjten, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Në njoftim u tha se si pasojë e pëlcitjes së gypit, pa ujë kanë mbetur rrugët “Kadri Zeka”, “Hamit Hyseni” dhe “Adnan Shyti”.

“Sanimi i defektit pritet të filloj nesër në mëngjes dhe në momentin që sanohet defekti, rifillon furnizimi me ujë të pijes për rrugët e lartcekura. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.