Kompania Rajonal e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur pa furnizim me të pijshëm, për shkak të pëlcitjes së një gypi.
Pa ujë kanë mbetur banorët që furnizohen nëpërmjet gypit kryesor në rrugën “Lutfi Musiqi”.
Kompania ka shkruar në Facebook të dielën se kjo zonë do të mbesë pa ujë deri të hënën (19 maj).
Rikthimi i furnizimit pritet të bëhet pas sanimit të defektit.
“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor qe e furnizon rr.Lutfi Musiqi ajo zonë mbetet pa ujë deri në ditën e nesërme. Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet pas sanimit te defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
Artikuj të ngjashëm
-
KRU “Mitrovica: Uji në Vushtrri është i sigurt për konsum
-
Rekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Zveçan, dëmtohet gypi
-
Pëlcet një gyp i ujit në Vushtrri, dy fshatra mbesin pa ujë
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë