Dëmtimi i një gypi ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm banorë të lagjeve “Kodra e Trimave” dhe një pjese të Medresesë, qe gati 24 orë.
Në një njoftim të së hënës në mbrëmje, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” pati lajmëruar se punimet ishin ndërprerë shkaku i rrezikshmërisë dhe pengesave të një shtylle të energjisë elektrike.
Pa ujë të pijes kishin mbetur rrugët “Bajram Bahtiri”, “Fahri Fazliu”, “Drenica” dhe “Rruga e Llapit”.
Në mëngjesin e së martës, KRU “Prishtina” tha për KOHËN se do të punohet gjatë ditës e se deri në orën 15:00 do të evitohet problemi.
Megjithatë, disa qytetarë kanë lajmëruar se ende nuk kanë furnizim me ujë, në momentin e publikimit të artikullit.
Artikuj të ngjashëm
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë, shkak një rrjedhje e madhe
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë