Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se pas sanimit të problemeve teknike dhe analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, është konfirmuar se uji i rrjetit të furnizimit në Vushtrri është i sigurt për konsum.
Të hënën KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, pasi që kanë thënë se janë në pritje të rezultateve laboratorike për mostrat që ka marrë IKSHPK-ja.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se të dielën ka pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone.
Artikuj të ngjashëm
-
Rekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri
-
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije
-
Një pjesë e Vushtrrisë mbetet pa ujë
-
KRU “Mitrovica”: Shkaku i një defekti është ndërprerë furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut
-
IKSHPK-ja konfirmon: Uji i Badocit është i sigurt për pije