Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se për shkak të një prishjeje të paplanifikuar në rrjetin e ujësjellësit, disa konsumatorë në kryeqytet kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, defekti ka ndodhur në rrugën "Gjergj Balshaj", në gypin furnizues që shtrihet nga rruga "Mitrovica" deri te Ambasada Amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e kësaj prishjeje, aktualisht pa ujë ka një pjesë e lagjes Arbëria, përfshirë Ambasadën e Amerikës.
“Ju njoftojmë se për shkak të një prishjeje të paplanifikuar në rrugën "Gjergj Balshaj" në gypin furnizues që kalon nga rruga Mitrovica deri te Ambasada Amerikane, aktualisht pa furnizim me ujë kanë mbetur Grupi Te Mini Maxi dhe Ambasada Amerikane. Defekti ka ndodhur sot në mëngjes dhe ekipet tona janë në terren duke punuar për sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.
Kompania paralajmëron se rikthimi i furnizimit me ujë mund të vonohet deri në përfundimin e plotë të punimeve.
Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm u njoftua në ditën më të nxehtë të javës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.