Arbëri

Kishte borxh 26 mijë euro, shkyçet nga ujësjellësi qendra tregtare në Podujevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) "Prishtina" ka njoftuar se për shkak të borxhit ka shkyçur nga ujësjellësi një qendër tregtare në Podujevë.

Sipas njoftimit vlera e borxhit ishte 26 mijë euro.

Në njoftimin e KRU “Prishtinës” thuhet se aksione të shkyçjeve janë duke u zhvilluar në Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.

“S'ka ujë pa paguar faturat!”, thuhet në njoftim.